Rikthehet ndotja në Shkup, situata më alarmante gjatë natës në Lisiçe
Shkupjanët u zgjuan këtë mëngjes sërish me ajër të ndotur. Vlerat më të larta të ndotjes janë regjistruar në Lisiçe dhe tek Rektorati...

Stacionet për matjen e vlerave të ndotjes regjistruan për rreth tre orë në Lisiçe vlera të ndotjes mbi 500 mikrogram në një metër kub, ndërsa në orën 21 mbrëmë u matën madje 577 mikrogram. Sot në mëngjes në Lisiçe niveli i grimcave PM10 ishte 178 mikrogram në një metër kub.
Tek Rektorati mbrëmë në orën 22 u regjistruan 532 mikrogram, në mëngjes këto vlera u ulën në130, por në matjen e fundit përsëri u rritën në 309 mikrogramë. Në Karposh ajri më i ndotur ka qenë në orën 22 kur janë matur 313 mikrogram, ndërsa sot në mëngjes është 142 mikrogram, në Gazi Babë kanë lëvizur prej 149 deri në 358, ndërsa sot në mëngjes në orën 9 janë 112 mikrogram në një metër kub.
