Ukraina, marrëveshje me seperatistët, më 27 dhjetor do të shkëmbehen të burgosurit

26.12.2017 11:38

Autoritetet ukrainase dhe separatistët pro rusë janë pajtuar për shkëmbim....

Autoritetet ukrainase dhe separatistët pro rusë janë pajtuar për shkëmbim të të burgosurve më 27 dhjetor në lindje të Ukrainës.

Njoftimi është bërë publik sot nga liderët separatistë dhe përfaqësuesit e qeverisë ukrainase, pas një takimi në Moskë.

Takimi ishte ndërmjetësuar nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse Rusë, Patriarku Kirill.

Zëvendësja e parë e parlamentit në Ukrainë, Iryna Herashchenko, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se “do të lirohen 74 ukrainasë më 27 dhjetor”.

“Ne do t’i shkëmbejmë ata për 306 persona tjerë”, ka shtuar ajo.

Përfaqësuesi i qeverisë ukrainase, Viktor Medvedchuk, ka thënë se Kievi është i gatshëm të lirojë 306 persona derisa shpreson që separatistët të lirojnë 74 të tjerë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky numër përfshin të gjithë të burgosurit e luftës.  Në luftimet mes forcave ukrainase dhe separatistëtëve pro rusë janë vrarë më shumë se 10 mije e 300 persona nga prilli i vitit 2014.