KUVENDI I MAQEDONISË

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

07.07.2014 11:54

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për çështje afariste dhe të mandatit dhe imunitetit dhe komisioni për punë dhe politikë sociale……….

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për çështje afariste dhe të mandatit dhe imunitetit dhe komisioni për punë dhe politikë sociale.

Në rend dite të seancës së komisionit për çështje evropiane është prezantimi i Programit dhe prioritetet për punë të Kryesimit italian me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2014. Programin para anëtarëve të Komisionit do ta prezantojë ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Masimino - Beleli.

Pika e vetme në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale është Propozimi-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Regjistër të veçantë për persona të dënuar me gjykim të plotëfuqishëm për vepra penale për abuzim seksual të personave minorenë dhe pedofilë, në lexim të parë.

Komisioni për çështje afariste, të mandatit dhe imunitetit do ta shqyrtojë raportin e Komisionit shtetëror zgjedhor, për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, konform nenit 153 nga kodi zgjedhor.