Amnistia për Fuxhimorin, protesta në Peru, policia përdor gaz lotsjellës
Policia në Peru ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përleshjes me mijëra demonstrues...

Policia në Peru ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përleshjes me mijëra demonstrues të cilët protestuan ndaj vendimit të autoriteteve për të falur ish-presidentin e dënuar, Alberto Fuxhimori.
"Jo për amnisti" kanë thirrur qytetarët në kryeqytetin Lima, gjatë ditës së dytë të protestave që filluan në Krishtlindje, raporton BBC. Fuxhimori, i cili po vuante një dënim me 25 vjet burg për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut, u fal nga presidenti aktual, Pedro Pablo Kuçinsky, për arsye shëndetësore.
Kuçinsky i hodhi poshtë dyshimet se falja e Fuxhimorit ishte pjesë e një marrëveshjeje me partinë e tij javën e kaluar me të cilën do të duhej t’i ikej impiçmentit për shkak kinse për marrjes së pagesave të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebreht.
Në shenjë protestë për faljen, dy anëtarë të partisë së presidentit Kuçinsky kanë dhënë dorëheqjen nga funksioni i deputetëve në Kongresin peruan. Mbështetësit e njeriut që udhëhoqi Perunë nga 1990 deri në vitin 2000 festuan lirimin e ish-presidentit jashtë spitalit ku është vendosur Fuxhimori.
Ai është i respektuar nga një pjesë e peruvianëve si një njeri që merrej me kryengritësit maoistë, por kritikët e konsiderojnë atë si një diktator të korruptuar.
