Botë

Votimi kundër në asamble, ShBA shkurton fondet për OKB-në

26.12.2017 15:04

Shtetet e Bashkuara nisën të zbatojnë pjesërisht kërcënimin e lëshuar përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së...

Ambasadorja amerikane, Nikki Haley, njoftoi se buxheti i misionit të vendit të saj në organizatën më të madhe të globit, për periudhën e viteve 2018-2019, do të shkurtohet me mbi 285 milionë dollarë.
 
Shkurtime do të ketë edhe në nivel menaxhimi e në funksionet mbështetëse. Në lëvizjen e saj, Amerika nuk mbetet krejt e vetme. Një ditë më parë, edhe Guatemala vendosi të zhvendosë ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jerusalem, një hap ky që e ka kënaqur padyshim Uashingtonin. Ajo ishte një prej shteteve që votuan kundër rezolutës dhe njëkohësisht një prej vendeve të Amerikës Latine që përfitojnë më shumë prej ndihmës amerikane, por presidenti, Jimmy Morales, u përpoq ta justifikonte veprimin e tij me faktin që vendi i vet është aleat i hershëm i Izraelit.