EKONOMI

Konferencë ndërkombëtare të sistemeve pagesore

07.07.2014 11:56

Në hapjen e konferencës do të ketë fjalim guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov……...

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me bankat qendrore të Holandës dhe Portugalisë e organizon Konferencën e shtatë të sistemeve pagesore dhe sistemeve për barazim të letrave me vlerë, që fillon sot në Ohër. Në hapjen e konferencës do të ketë fjalim guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov.

Konferenca shumëditore ka karakter ndërkombëtar dhe në të marrin pjesë përfaqësues nga bankat afariste, institucionet e Kliringut dhe Ministria e Financave e Maqedonisë, përfaqësues nga bankat qendrore të Bullgarisë, Polonisë, Sllovakisë, Serbisë, Turqisë, Ukrainës, Hungarisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Çekisë, si dhe përfaqësues të "Eurokliar"-it (Euroclear) dhe "Komercbank"-ës (Commerzbank).

Në Konferencë do të marrë pjesë edhe një përfaqësues i Komitetit për sistemet për pagesë dhe barazim pranë Bankës për barazime ndërkombëtare, i cili do ta promovojë Librin e kuq për sistemet për pagesë, kliring dhe barazim në Republikën e Maqedonisë, i botuar nga Banka për barazime ndërkombëtare në bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Konferenca për sisteme pagesore dhe sistemet për barazim të letrave me vlerë, e cila për të shtatën herë me rradhë mbahet në Republikën e Maqedonisë, po shndërrohet në një lloj platforme për bashkëpunim aktiv midis bankave qendrore, si në rajon, ashtu edhe më gjërë në Evropë, në të cilën marrin pjesë bankat qendrore nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet-kandidate për anëtarësim.

Pritet që Konferenca të ofrojë këmbim të përvojave nga sfera e sistemeve pagesore dhe sistemeve për barazim të letrave me vlerë dhe integrimi i tyre në kuadër të Bashkimit Evropian, prodhimet dhe shërbimet inovative, të dobishme shoqërore dhe të sigurta pagesore, inkuadrimi financiar dhe kanalet pagesore të transmetimit të shenjave, menaxhimin me sigurimin dhe likuiditetin, si dhe aspeket e sigurisë të pagesave.

Konferenca duhet të kontribuojë për pasurim të njohurive të ekspertëve vendorë nga sfera e sistemeve pagesore, me ç'rast do të ngriheshin kapacitetet  për integrim të papengueshëm të Republikës së Maqedonisë në BE, si dhe  përmirësim të gatishmërisë operative të BPRM-së për inkuadrim në sistemin e Bankave qendrore evropiane në pjesën e pagesave.