Ekonomi

OEMVP dhe Oda e Turizmit, bashkëpunim për tërheqjen e turistëve

26.12.2017 16:07

OEMVP dhe Oda e Turizmit të RM-së kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e turizmit...

OEMVP dhe Oda e Turizmit të RM-së kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e turizmit me qëllim të shkëmbimit të përvojave për tërheqjen e turistëve.
 
Si prioritete të këtij bashkëpunimi do të jenë: zhvillimi i turizmit rural, mjekësor, sportiv dhe lloje të ndryshme të aplikimit në turizmin e konferencave dhe  kongreseve.
 
“Turizmi nuk shihet si industri turizmi, shihet si fushë, kemi dallim të madh kur krahasojmë një lëmi me industrinë, ne me kapacitetet që tani kemi në turizëm, nuk mund të llogaritet se jemi në listë, janë deklarata të rrejshme për realizime të suksesshme në turizëm, ne kemi problem që qeveria jep subvencioneve që me ato subvencione bëjnë larjen e parave që i japin të huajit 30 euro ose 25 për person dhe subjektit juridik që merret me çështjen e turizmit e lënë në mëshirën e fatit”,- deklaroi drejtori i Odës për turizëm të Maqedonisë, Hasan Shaqiri.
 
“OEMVP-ja së bashku me Odën e Turizmit të RM-së, pamë të nevojshme nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me qëllim të rritjes së nivelit mes këtyre dy institucioneve, pasi që turizmi si degë është një degë e rëndësishme në zhvillimin e Maqedonisë, duke pasur parasysh kapacitetet që posedon Maqedonia dhe shumë sfera të turizmit, si: turizmi malor, termal, sportiv, konferencial e të tjera”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
 
Gjatë vitit 2017 në Maqedoni janë evidentuar rreth 900 mijë turistë dhe se parashikohet që për vitin 2018 numri i bujtjeve të rritet nga 10 deri në 15 për qind. 
 
GAZMEND REXHEPI