Maqedoni

Risi në Librin e Amzës në Shkup, lehtësohet procedura për regjistrimin e foshnjave

26.12.2017 16:47

Nga 1 janari, lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit...

Nga 1 janari, lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit, në Drejtorinë për Evidencë të Regjistrit të Amzës, ndërsa certifikata nga evidenca e amzës do të jepet në afat prej pesë ditësh dhe do të mund të merret në zyrat rajonale komunale në të gjithë shtetin.
 
“Paraqitja e fëmijës së porsalindur është pa pagesë. Duhet vetëm që njëri nga prindërit të vijë në sportelet për udhëheqje të librave amë në Repartin rajonal të Drejtorisë së Shkupit të tregojë dy letërnjoftime të vlefshme, certifikatën e martesës ose certifikata për të lindur nga të dy prindërit. Risia është se me paraqitjen në Repartin rajonal të Drejtorisë, certifikata e parë e foshnjës do të mund të merret në cilëndo qoftë zyrë rajonale në territorin e Qytetit të Shkupit ose në territorin e shtetit”,- deklaroi Gjoko Kotevski nga Drejtoria për Evidencë e Regjistrit të Amzës.
 
Edhe më tej vazhdon projekti “Mirë se erdhe foshnjë”, me të cilin prindërit edhe kanë mundësi ta paraqesin lindjen që në spital dhe atje ta marrin certifikatën. 
 
GAZMEND KURTISHI