Maqedoni
Reagimi i qeverisë, Ivanov bëri thirrje për ndasi të reja
26.12.2017 17:09
Ndaj fjalimit të presidentit Ivanov ka reaguar edhe Qeveria e Maqedonisë...

Në vend që të drejtohet si një burrështetas, Gjorge Ivanov para qytetarëve vendosi të drejtohet me mesazhe të cilat bëjnë thirrje për ndarje të reja të cilat edhe më tepër e rëndojnë dhe kundërshtojnë konceptin e ndërtimit të një shoqërie të përbashkët, thuhet mes tjerash në komunikatën me shkrim të Qeverisë.
“Në vend të një shoqërie të përbashkët për të gjithë, në një moment historik për Maqedoninë,- thonë nga qeveria,- Ivanov po bën përpjekje ta vë në pikëpyetje dinjitetin e institucioneve të sistemit me atë që sundimi i së drejtës dhe principet e përgjegjësisë të të gjithëve pa përjashtim para drejtësisë e ka barazuar me revanshizëm. Qeveria,- thuhet me tej në komunikatë,- besnike ndaj thirrjeve të opinionit për bashkëpunim të hapur, në periudhën kur të gjitha partitë politike dhe çdo lider partie janë të thirrur ta njohin momentin që do ta ndante Maqedoninë nga izolimi, do të vazhdojë edhe më fuqishëm të veprojë për qëllime strategjike të shtetit, shtet prosperues për të gjithë qytetarët dhe vend anëtar i BE-së dhe NATO-s. Qeveria që nga dita e parë e mandatit të saj dhe në vazhdimësi gjatë këtyre 6 muajve të kaluar ka bërë thirrje për bashkim rreth interesave strategjike të Maqedonisë, si dhe në emër të interesave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim”.
