Menaxhim elektronik me dokumente për administratë më efikase
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski sot do ta prezantojë progresin e projektit Sistem për menaxhim elektronik me dokumentet………..

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski sot do ta prezantojë progresin e projektit Sistem për menaxhim elektronik me dokumentet.
Projekti, i cili filloi të implementohet në vitin 2009, parasheh që nëpunësit shtetërorë në 21 institucione shtetërore përmes sistemit të unifikuar në mënyrë elektronike t'i krijojnë dhe menaxhojnë të gjitha llojet e dokumenteve.
Sistemi i unifikuar jashtëzakonisht duhet t'i përmirësojë aftësitë dhe kapacitetet për menaxhim me dokumente në institucione, të sigurojë automatizim të plotë të proceseve të punës dhe respektim të afateve për procesuim të lëndëve. Me këtë duhet të zvogëlohen koha dhe shpenzimet për punë dhe të përmirësohet efikasiteti i institucioneve.
