Maqedoni

Takimi Zaev - Mickovski, përcaktohen veprimet e pushtetit dhe opozitës

26.12.2017 19:21

Në vazhdën e përpjekjeve të lidershipit të ri të VMRO-DPMNE-së për të marrë vendim lidhur me kthimin apo jo të opozitës maqedonase...

Në vazhdën e përpjekjeve të lidershipit të ri të VMRO-DPMNE-së  për të marrë vendim lidhur me kthimin apo jo të opozitës maqedonase në punimet e Kuvendit, u realizua edhe takimi i parë midis kreut të ekzekutivit dhe njeherit lider i LSDM-së, Zoran Zaev, me liderin e sapo zgjedhur të VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski.
 
Takimi Zaev-Mickovski  u bë me kërkesë të liderit të opozitës, Kristijan Mickovski, pas mbajtjes së fjalimit të fundvitit nga ana e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, për t’u përcaktuar hapat e ardhshme të veprimit, si të pushtetit ashtu edhe të opozitës.
 
Pas takimit, i cili zgjati rreth një orë, Mickovski tha se ata diskutuan një numër çështjesh aktuale në të cilën ata paraqitën argumentet dhe pikëpamjet e tyre ku në disa çështje ata nuk janë të njëjta.
 
“Kemi hapur diskutime për disa çështje aktuale të cilat po ndodhin në vend, normalisht se për disa çështje kemi mendime të ndryshme, dhe i argumentuam mendimet tona si unë ashtu edhe zoti Zaev. Në këtë moment është mirë të diskutohet gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe RM nuk duhet të jetë tabu temë si për opozitën ashtu edhe pozitën. Në konstruktivitet duhet të jenë të dyja anët dhe në atë frymë do të vazhdojmë edhe në periudhën që vazhdon. Jemi kryetarë të partive të ndryshme dhe është logjike të kemi mendime të ndryshme për shumë çështje”,- deklaroi Hristian Mickovski.
 
Mickoski  theksoi se megjithatë këto takime janë konstruktive dhe pret që të ketë më shumë në të ardhmen.
 
Në të njëjtën kohë ai shtoi se partia aktualisht koordinohet dhe gjatë ditës së nesërme do të njoftojë nëse deputetët e VMRO-DPMNE do të kthehet në Parlament.
 
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se nëse pas emërimit të tij si kryetar i partisë a do të reformojë retorikën politike, Mickoski tha se ndryshimet e ardhshme do të jenë të dukshme.
 
Në ndërkohë në Kuvend akoma presin për miratim me dy të tretat e  votave ligjet e që janë të patjetërsueshme të marrin dritë jeshile nëse Maqedonia dëshiron të marrë nga Komisioni Europian rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.