Maqedoni

Pa energji elektrike nesër një pjesë e Qendrës, Karposhit dhe Studeniçanit

26.12.2017 19:55

Për shkak të zbatimit të intervenimeve teknike pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve...

Për shkak të zbatimit të intervenimeve teknike pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në Qendër, Karposh dhe Studeniçan.
 
Në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të rrugëve "Majakovski" prej nr. 63 deri në nr. 39, dhe rr. "Uji i kuq" prej nr. 23 deri në nr. 43 në komunën Qendër, prej orës 09:00 deri në orën 13:00, konsumatorët e një pjese të rr. "Lovqenska" në komunën e Karposhit dhe prej orës 09:00 deri në orën 13:00 konsumatorët e një pjese të fshatit Batincë rrugët me numër: 1, 6 dhe 7 në komunën e Studeniçanit./mia