Botë

Tramp e zbuloi dëshirën e Krishtlindjeve

26.12.2017 20:27

Presidenti amerikan, Donald Tramp, në bisedën telefonike me fëmijë të cilët treguan se çfarë dhurate do të donin nga Plaku i Vitit të Ri...

Presidenti amerikan, Donald Tramp, në bisedën telefonike me fëmijë të cilët treguan se çfarë dhurate do të donin nga Plaku i Vitit të Ri, e zbuloi edhe dëshirën e vet për Krishtlindje.
 
Tramp në bisedë me fëmijën Rajan ka thënë: "Arritëm përparim - tani duam paqe".
 
Tramp dhe zonja e parë Melania Tramp në vigjilje të Krishtlindjeve përmes telefonit iu përgjigjën pyetjeve të fëmijëve të cilët dëshironin të dinë se ku ndodhet Plaku i Vitit të Ri.
 
Pyetjeve ata iu përgjigjën në dhomën e ditës, në pronën e tyre në Florida, ku i kalojnë festat, ndërsa telefonatat ua ka përcjellë Komanda ajrore-kozmike veri-amerikane, e cila mbi 60 vite, gjatë Krishlindjeve organizon program "NORAD në gjurmim të Plakut të Vitit të Ri".
 
Një fëmije nga Virxhinia, i cili kishte shprehur dëshirë që nën bredh të gjejë material ndërtimor, presidenti amerikan, i cili u bë i famshëm dhe u pasurua me ndërtimtari, e inkurajoi me fjalët: Edhe unë atë e kam dashur çdoherë./mia