Botë
Qeveria spanjolle i tërheq përforcimet policore nga Katalonja
27.12.2017 10:00
Filloi tërheqja e njësiteve plotësuese policore, të dërguara në Katalonjë gjatë referendumit për pavarësi më 1 tetor...

Filloi tërheqja e njësiteve plotësuese policore, të dërguara në Katalonjë gjatë referendumit për pavarësi më 1 tetor, njoftoi Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme.
"Mbështetja për policinë dhe gardën civile, të dërguar në Katalonjë, do të tërhiqen gradualisht deri më 30 dhjetor", deklaroi një zëdhënës i Ministrisë. AI nuk kumtoi se sa policë do të tërhiqen.
Sipas gazetës "Pajs", në rajon janë të sistemuar rreth 10.000 policë.
Në ditën e referendumit, skenat e dhunës policore gjatë marrjes së kutive votuese dhe mbyllja e vendvotimeve qarkulluan botën dhe mundësuan që separatistët t'i dënojnë represionet e Madridit. Sipas burimeve mjekësore, atëherë u lënduan të paktën 92 persona, ndërsa autoritetet separatiste njoftuan se rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Katalonja ka polici personale autonome "Moso d'Eskuadra", ndërsa policia kombëtare dhe garda civile kanë rol të shkallës së dytë në rajon./mia
