Maqedoni
“Dhuna në Qendër”, Gruevski sërish në gjykatë
27.12.2017 12:35
Seancë e re për lëndën e PPS-së “Dhuna në Qendër” sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale...

Në këtë lëndë janë të akuzuar 14 persona për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranoi i akuzuari i katërt, Tomislav Llazarov, dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski.
Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona, mes të cilëve edhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.
