Qeveria miratoi informatën për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin...

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për nevojën e themelimit të një institucioni të ri kombëtar “Ansambli për këngë dhe valle popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë” – Shkup.
Sipas këtij vendimi të miratuar nga Qeveria, Ministria e Kulturës në afat prej 30 ditëve duhet të përgatisë dhe t’i dërgojë Qeverisë vendimin për themelimin e institucionit kombëtar “Ansambli për Këngë dhe Valle Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë”.
Kjo kërkesë ka qenë e kamotshme dhe tani është realizuar, ku pjesë e këtij institucioni do të jenë personalitete dhe anëtarë të shoqatave kulturore shqiptare nga Kumanova deri në Strugë, ndërsa selia do të jetë në Shkup.
