SHBA: Sulmohet nga peshkaqeni dhe shpëton gjallë
Steven Robles, një notar i distancave të gjata nga Manhatani, është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë kur po stërvitej për maratonën ndërkombëtare të Manhatanit…..

Steven Robles, një notar i distancave të gjata nga Manhatani, është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë kur po stërvitej për maratonën ndërkombëtare të Manhatanit.
Peshkaqeni kishte mbetur për disa orë në një rrjetë peshkimi dhe kjo e ka tërbuar gjitarin, i cili është liruar dhe më pas ka sulmuar notarin që nuk e dinte çfarë fshihej në ujërat aty pranë.
“Po e shikoja peshkaqenin, përballë dhe ai u drejtua nga unë. Nuk kisha kohë të reagoj, ndjeva ajrin që më shtrëngonte gjoksin dhe dhëmbët që mu ngulën në dorë deri në kockë. Instinktivisht i kapa hundën dhe u përpoqa ta largoj. Dhe atëherë ai menjëherë u largua. Po ulërija me sa kisha fuqi. Edhe njerëzit bërtisnin dil nga uji! Peshkaqeni! Peshkaqeni! Është e çuditshme sa shpejt ndryshojnë gjërat. Sa menjëherë mund të të ndryshojë jeta. Kam 40 vjet që notoj, asnjëherë peshkaqenët nuk më kanë sulmuar. Gjëra të tilla thjesht nuk ndodhin. Peshkaqeni mund të më kishte tërhequr brenda në ujë, mund të më kishte mbytur”, deklaroi Steven Robles.
Roblesi është notar maratone dhe vitin e kaluar ai notoi 20 mijë nga ishulli Katalina deri në Palos Verdes. Gjatë sulmit, Roblesi ishte në mesin e 14 notarëve që stërviten çdo mëngjes në Manhatan për takimin vjetor ndërkombëtar. (Merita Gashi, TVM2)
