Maqedoni

Aksident në Bit Pazar, autobusi shkel për vdekje një grua të moshuar

27.12.2017 13:26

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë paradite poshtë mbikalimit në Bit Pazar të Shkupit...

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë paradite poshtë mbikalimit në Bit Pazar të Shkupit, me pasojë vdekjen e menjëhershme të një të moshuare.

Ajo po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga nja autobus publik që ishte në lëvizje në drejtim të Q. T. “Mavrovësja”.

Policia po kryen ekspertizën për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti.