Botë
Një anije për udhëtim goditi një shtyllë në lumin Rajna, 25 të lënduar
27.12.2017 13:51
Njëzet e pesë persona janë lënduar pasi një anije zvicerane për udhëtarë goditi një shtyllë në një urë në lumin Rajna...

Njëzet e pesë persona janë lënduar pasi një anije zvicerane për udhëtarë goditi një shtyllë në një urë në lumin Rajna pranë qytetit gjerman Duisburg.
Në anijen "Kristali zviceran", i cili është i dedikuar për lundrime nëpër lumenj, ka pasur rreth 130 persona, njoftoi Dojçe Vele.
Policia kumtoi se të lënduarit, prej të cilëve pesë më rëndë, janë transportuar me anije tjetër, ndërsa ndihmë ka arritur edhe nga zjarrfikësit me anije.
"Magjistralja, shtylla e së cilës u godit me anije, nuk do të hapet për qarkullim sot, me qëllim që të kontrollohet nga ana e inxhinierëve ndërtimor", deklaroi zëdhënësi i policisë./mia
