Kulturë

Allagjozovski: kulturë ndaj të gjithëve, për të gjithë njësoj

27.12.2017 15:04

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, e ka quajtur dëshpëruese situatën me kulturën në vend..

Sipas tij, do të duhen përpjekje mbinjerëzore që të niset rruga e rikuperimit dhe përparimit. Është detektuar potencial fantastik mes nesh, bazë e diturisë, shkathtësi, ide dhe infrastrukturë të cilat me organizim të mirë dhe mbështetje do të mund të japin rezultat, sado që ajo të duket e vështirë, tha Allagjozovski në prezantimin publik të Projekt-strategjisë për zhvillim kulturor 2018-2020 dhe Projekt-planit aksional për vitin 2018.
 
"Angazhimet tona janë të qarta. Kulturë ndaj të gjithëve, kulturë për të gjithë, në çdo pjesë të Maqedonisë njësoj për të gjithë qytetarët. Edhe përkundër vlerave të shkatërruara shoqërore, institucioneve, arsimit, ndarjeve në shumë baza, mundësive modeste ekonomike dhe borxheve, besoj se jemi të vetëdijshëm për rrugën e vështirë para nesh",- deklaroi ministri i kulturës, Robert Allagjozovski.  
 
Nga Fondacioni "Shoqëri e hapur - Maqedoni", pranojnë se gjatë tre muajve të kaluar derisa zgjatnin debatet publike për krijimin e Projekt-Strategjisë dhe Planit aksional, është kohë shumë e shkurtër për t’u korrigjuar dëmi që është bërë në kulturë.
 
“Së bashku të angazhuar në procese të hapura dhe konstruktive përmes dialogut. Ne do të jemi në gjendje jo vetëm të krijojmë, por edhe të marrim pjesë në implementimin e politikave për të cilat do të merremi vesh”,- tha Sllavica Inxheva nga Fondacioni "Shoqëri e hapur – Maqedoni”.
 
Nga Projekt-strategjia dhe Plani i aksionit do të dalin politikat në kulturë për pesë vitet në vijim. Ai i porositi të gjithë pjesëmarrësit që në krijimin e propozimeve, ideve dhe zgjidhjeve ta ruajnë entuziazmin dhe të mbeten të përkushtuar, sepse vetëm ashtu do të realizohen ndryshimet thelbësore.
 
GYLTENE SINANI