Tërmet 4.2 ballë në Iran, një i vdekur dhe 56 të lënduar në Teheran
27.12.2017 15:25
Një tërmet 4.2 ballë ka tronditur Iranin në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Një tërmet 4.2 ballë ka tronditur Iranin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Edhe pse forca e tij nuk ka qenë e madhe, tërmeti ka marrë një viktimë në Teheran, ndërkohë që 56 persona janë lënduar.
Shumica e banorëve u përpoqën të largoheshin nga ndërtesat dhe e kaluan natën nëpër makina, qendra sportive dhe ndërtesa të tjera. Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Disa shkolla në Teheranin perëndimor dhe në qytetin e Karajit janë mbyllur. Para 6 javëve një tërmet i fuqishëm në kufirin mes Irakut dhe Iranin u mori jetën më shumë se 500 personave.
