Kanali parlamentar, Boshnjakovski: Më 27 prill u shkelën parimet profesionale

27.12.2017 15:49

Qeveria në seancën e fundit miratoi propozim-vendime të rëndësishme....

Qeveria në seancën e fundit miratoi propozim-vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor, ndryshime dhe plotësime në planin 3-6-9,  plotësimin e Ligjit për agjencinë operative të vendimeve të tjera në harmoni me rekomandimet dhe kërkesat e raportit të Pribesë.

Qeveria ka miratuar gjithashtu propozim-vendimin për miratimin e programit vjetor të MRTV-së dhe propozim-vendimin  rreth planit buxhetor të Servisin Publik për vitin 2018. Zëdhënësi Boshnjakovski theksoi se është kritikuar ndërprerja e transmetimit direkt të Kanalit kuvendor më 27 prill dhe se për këtë çështje Parlamenti republikan ka kërkuar mendim nga qeveria. 

“Për këtë vendim qeveria dje bashkëngjiti mendim shoqërues ku thuhet se dorëzimi jo në kohë i programit vjetor për punën e RTM –së nuk është e publikuar në pajtueshmëri me ligjin dhe ka penguar sigurimin e ndikimit të publikut në punën e përgjithshme të RTVM-së. Gjithashtu u diskutua edhe rreth faktit se RTM ka shkelur principet profesionale për informim të përgjithshëm të publikut me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë në kanalin parlamentar  më  27 prill të këtij viti nga Kuvendi Republikan”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ministrat përkatës do të duhet të japin sqarime këto ditë për pjesët takuese të ndryshimeve dhe propozimeve ligjore, tha Boshnjakovski. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)