Maqedoni
Anketa e IShE-së: Dy e treta e të rinjve, sytë jashtë vendit
27.12.2017 16:35
Të rinjtë nuk shohin perspektivë në Maqedoni, dy e treta e të anketuarve nga Instituti për Strategji Hulumtuese dhe Edukative thonë se do ta lëshonin vendin në mundësinë e parë....

Studentët dhe profesorët vlerësojnë se në Maqedoni nuk ka kushte për veprimtari hulumtuese shkencore dhe të ardhurat e pakta pas përfundimit të studimeve nuk janë shtysë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni. Ekspertët kërkojnë ndryshime në Ligjin për arsim të lartë dhe më shumë para për shkencën.
“68 për qind e të anketuarve e shohin mundësinë që të largohen jashtë vendit po që se i jepet mundësia dhe mbi 20 për qind kanë ndërmarrë masa për ta siguruar largimin e tyre nga vendi. Për ne kjo paraqet shqetësim dhe duam të apelojmë te qeveria që të angazhohet për shkollimin e lartë në vend”,- u tha nga Instituti për Strategji Hulumtuese dhe Edukative.
Por, megjithatë ka ende shpresë. Ka të rinj që pasi provuan jetën e vështirë jashtë Maqedonisë, vendosën të kthehen sërish këtu, sapo iu dha një mundësia për punë të dinjitetshme.
“Para përfundimit të studimeve të mija ekzistonte klimë pozitive se do të jepet mundësia që njerëzit si unë të kthehen në vend dhe të japin kontribut në zhvillimin e kuadrove kualitativë”,- theksoi i punësuari në Fakultetin ekonomik, Luben Kocev.
Hulumtimi është bërë nga 347 të anketuar në muajin nëntor. Analiza tregon që politikat për parandalimin e këtij fenomeni nuk kanë efekt.
GAZMEND REXHEPI
