Ministria e Shëndetësisë: Në vend nuk ka krizë insuline

27.12.2017 17:25

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar zërat se vendi është në krizë për insulinë...

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar zërat se vendi është në krizë për insulinë. Sipas tyre, përmes një donacioni nga një kompani prodhuese të insulinës janë siguruar sasi të mjaftueshme e saj.

Ministria kërkon nga pacientët me diabet që të jenë të qetë pasi që ilaç për diabet ka. Ministria bën të ditur se janë duke punuar për një zgjidhje të re ligjore që do të pengojë shfaqjen e problemeve të këtilla, ose të ngjashme në të ardhmen.

Edhe zëdhënësi qeveritar, Boshnjakovski, mohoi sot se vendi është në krizë për insulinë.