Vazhdon bojkoti, VMRO-DPMNE nuk kthehet nesër në parlament
Opozita maqedonase nuk kthehet në Kuvend por vazhdon bojkotin e shtëpisë ligjvënëse.....

Vendimi për zgjatjen e paraburgimit, nuk kishte si të mos reflektohej në vendimin e VMRO-së. Opozita maqedonase nuk kthehet në Kuvend por vazhdon bojkotin e shtëpisë ligjvënëse.
Vendimi u morr këtë pasdite, pas vendi pasi paraprakisht nëpërmjet një komunikate VMRO-DPMNE konstatoi gjatë ditës për funksionimin e plotë të Kuvendit, është i nevojshëm edhe lirimi i deputetëve të paraburgosur si të dyshuar për zhvillimet e 27 prillit.
Koordinatori i ri ideputetëve të VMRO-së Vllatko Gjorçev, tha se VMRO e shtriu dorën e bashkëpunimit.
“Lideri i VMRO-DPMNE-së, u takua me kryeministrin Zoran Zaev. Pas vendimit të fundit për vazhdimin e paraburgimit , grupi parlamentar I VMRO-së, nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme në Kuvend , kushtuar pyetjeve të deputetëve. Për pjesmarrjen e mëtejshme në Parlament dhe për hapat e mëtejshëm, do të vendosin organet e partisë në mënyrë plotësuese”, tha Gjorçev.
Paraprakisht gjatë ditës, kryeministri Zaev tha se pa deputetët e opozitës, séance kushtuar pyetjeve të deputetëve, nuk do të kishte kuptim nëse pyetje parashtronin vetëm deputetët e maxhorancës.
“Pyetjet e deputetëve , janë për pyetje nga deputetët e opozitës, nëse ata nuk vijnë, seanca do të zgjasë shkurt. Nuk kam ndërmend të përgjigjem në mënyrë të zgjatur në pyetjet e deputetëve të shumicës, edhe pse edhe ata kanë mudnësi të parashtrojnë pyetje. Nëse deputetët e opozitës nuk paraqiten në seancën e kësaj të enjteje, shpresoj që do të marrin pjesë në seancën e caktuar pas viti të ri më 9 janar”, deklaroi paraprakisht gjatë ditës Zaev .
Ish kreu I VMRO-së nuk do të komentojë reth kthimit apo jo të deputetëve të kësaj partie në Kuvend. Gruevski thotë se kryetari i ri ka legjitimitet dhe të drejtë të plotë që të ndërmarrë hapa për të cilët vlerëson se janë në të mirë të partisë dhe të qytetarëve. (Besim Abdullahu, TVM2)
