OH ‘El-Hilal”, vazhdon tradita e ndarjes së bursave për studentët

27.12.2017 20:59

Organizatat Humanitare ‘El-Hilal” edhe këtë vit ndau bursa për studentët....

Organizatat Humanitare ‘El-Hilal”  edhe këtë vit ndau bursa për studentët më të dalluar në të gjithë Maqedoninë.

Ky evenimet i ndarjes së bursave tash më është bërë tradicional dhe mbahet për të  12 vit me rradhë.

Organizatorët  thonë se arsimi është shtylla kryesorë e ngritjes së një shoqërie dhe për këtë arsye një investim  i këtillë nuk i ndihmon vetëm studentët në aspekt, por edhe shoqërisë në tërësi.

“Ne kemi qenë mbështetja e vetme dhe motivimi për të nisur dhe përfunduar udhëtimin drtejt njohurive të reja dhe mbarimin e shkollimit univerzitarë për studentët që deri sot kanë fituar të drejtën të jënë bursistë të  “El-Hilalit”. Ndihma jonë për dike mund të jëtë simbolike por për dikë është mbështetja e vetem e ofruar nga dikush” – u shpreh Kryetar i Organizatës Humanitare “El-Hilal”, Bexhuhudin Shehapi.

“Dua vetëm të ju jap vullnet të ju inkurajoj, që sa më shumë të punoni dhe të apsorboni dituri, sepse me ju të gjithë në do të krenohemi por edhe shoqëria jonë do ta shohë benifitin nga ai investim që ju do ta bëni” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Ne i përkasim pellgut të qytetërimit të  njejtë, i cili veprimtarinë humanitare e ka një filozofi të jëtës dhe këtë republika e Turqisë e dëshmoi me mbi 5000 muhaxhirë nga Siria që jetojnë në Turqi, por edhe me Organizatat tona humanitare që veprojnë nëpër bote, aktivitetet humanitare janë filozofia jonë dhe këtë e bëjmë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë njerëzimin” – tha Drejtor i Institutit “Junuz Emre”.

Nga 110 kanditatët të cilat kanë konkuruar në OH”EL-Hilal”, për të marrë bursë studentore, 35 prej tyre e kanë fituar këtë të drejtë.

Studentët të cilat kanë fituar konkursin kryesisht vinë nga familjet e rrezikuara sociale, fëmijët pa prindër dhe grupet e margjinalizuara të cilat kanë nevojë për mbeshtetje financiare. Gjithashtu bursistët janë studentët më të dalluar në fakultetet të cilat studiojnë dhe të njejtit duhet inkurajuar,u tha më këtë rast. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)