Botë
Rio-de-Zhanejro pret që tre milionë njerëz ta presin Vitin e Ri në plazhin Kopokabana
28.12.2017 11:12
Autoritetet në Rio-de-Zhanejro presin numër rekord të njerëzve të cilët Vitin e Ri...

Autoritetet në Rio-de-Zhanejro presin numër rekord të njerëzve të cilët Vitin e Ri do ta presin në plazhin Kopokabana.
"Vlerësojmë se do të ketë tre milionë njerëz", deklaroi Marselo Alvesh, kryetar i agjencisë komunale për turizëm Riotur.
Ai thotë se presin tre milionë njerëz në plazhin Kopokabana ku sipas traditës njerëzit e presin Vitin e Ri të veshur në të bardhë.
Për rendin do të jenë të angazhuar 1.032 policë. Qeveria e shtetit Rio-De-Zhanejro publikoi në fillim të javës se do të pezullohen pushimet për 2.000 policë ushtarak që të kujdesen për sigurinë në qytet në fund të vitit.
Një vit e gjysmë pas LOV, Rio-de-Zhanejro është në krizë të madhe ekonomike shumë pranë falimentimit dhe autoritetet nuk po arrijnë t'i paguajnë pagat e nëpunësve shtetërorë dhe të policëve. Dhuna është rritur.
Të ardhurat nga turistët pritet të jenë rreth 500 milionë euro.
Në qytet do të ketë nëntë skena në të cilat do të shënohet Viti i Ri me muzikë./mia
