Botë

Amerika veriore dhe Kanadaja bllokohen nga bora dhe i ftohti

28.12.2017 13:00

Reshje rekord të borës dhe një valë e të ftohtit polar e goditën Amerikën e veriut...

Temperaturat në disa vende të caktuara arritën në minus 50 gradë celsius.

Dakota Veriore është e njohur për nga dimrat e ftohtë, ndërsa temperaturat u ulën në minus 21 gradë celsius.

Autoritetet dhanë urdhër që të ndalojnë të gjitha aktivitetet të cilat zbatohen në hapësirë të hapur dhe është kërkuar të mos dalin prej shtëpive të tyre pa nevojë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Endrju Komo, i paralajmëroi njerëzit që të jenë të vëmendshëm gjatë kësaj vale polare e cila pritet të zgjasë deri më 2 janar.

Në pjesën veriore të shtetit, temperaturat pritet të bien deri në -40 gradë celsius.

Jo larg ujëvarave të Niagarës dhe pothuajse pranë kufirit me Kanadanë, në qytetin Iri, i cili ndodhet në pikën më veriore në Pensilvani, vetëm për 48 orë ra shtresë bore prej 1,5 metra. Reshjet e borës janë shoqëruar prej erërave të fuqishme.

Autoritetet lokale shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe u bënë thirrje njerëzve t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Vala e ftohtë është akoma më ekstreme në Kanada, ku në pjesën veriore të Ontarios priten temperatura prej minus 50 gradë celsius.