"SKEJT PARK" NË SHKUP

Hapet “skejt parku” në Shkup

07.07.2014 15:21

Me financim të Qytetit të Shkupit, te parku i qytetit, rreth lumit Vardar është hapur “Skejt Parku”, i cili do të jetë i hapur për të gjithë…

Adhuruesit e sporteve të adrenalinës, do të kenë vendin e tyre për rekreacion. Me financim të Qytetit të Shkupit, te parku i qytetit, rreth lumit Vardar është hapur “Skejt Parku”, i cili do të jetë i hapur për të gjithë.

“Projekti është i realizuar dhe sot është hapja zyrtare për kënaqësinë e shumë personave që do ta shfrytëzojnë këtë. Skejt parqe të këtilla janë të parapara në programet e Qeverisë dhe programet e Agjencionit për Rini dhe Sport, që të ndërtohen edhe në Ohër, Manastir dhe nëse kemi mundësi edhe në vende të tjera”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Zyrtarisht e lëshuam në përdorim “Skejt Parkun” në Qytetin e Shkupit, është i pari në RM-së, e financuar në tërësi nga Qyteti i Shkupit, shumë e cila përfshin 200 mijë euro, e bërë në bazë të standardeve evropiane, dimensionet e këtij “Skejt Parku” janë gjerësia prej 15 metrash dhe 50 metra gjatësi, ka 9 shkallë, është e rrethuar dhe ka ndriçim, që do të thotë se mund të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të vona”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Për ndërtimin e “Skejt Parkut” janë angazhuar njerëz profesionistë, të cilët shfrytëzojnë skejt parqe dhe jetojnë aty. Kjo do të jetë mundësi e mirë për t’i trajnuar të rinjtë, që të marrin pjesë në gara edhe jashtë Shtetit.

“Është e rregulluar shumë mirë në krahasim me të vjetrën, e reja është bërë e shkëlqyer, kjo është e bërë në tërësi profesionale”, u shpreh një shfrytëzues i “Skejt Parkut”.

“Është e shkëlqyer dhe është e bërë në mënyrë origjinale”, potencoi një tjetër shfrytëzues i “Skejt Parkut”.

Gjatë ditës, do të ketë instruktor të cilët do të kujdesen për këtë “Skejt Park” dhe do tu japin këshilla atyre të cilët fillojnë të merren me aktivitete të tilla.

“Skejt Parkun” mund ta shfrytëzojnë ata që kanë dëshirë të voziten me patina, skejt bord dhe biçikleta. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)

Foto: mia.mk