ASh tërheq funksionarët nga qeveria, Aziri: ASh do të përkrahë reformat

28.12.2017 17:24

Tre zëvendësministrat, një sekretar shtetëror dhe zyrtarët e tjerë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët....

Tre zëvendësministrat, një sekretar shtetëror dhe zyrtarët e tjerë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët kanë deponuar dorëheqjet e tyre në Qeveri, njofton “TVM2”.

Kjo vjen si rrjedhojë e vendimit të organeve të partisë për t’u larguar nga ekzekutivi, deklaroi përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.

“Ne si zëvendësministra të ASh-së, mbi bazën e vendimit politik të organeve të partisë, ashtu siç ka qenë i njoftuar opinioni, deponuam dorëheqjet tona në arkivin e qeverisë”,- deklaroi Elmi Aziri Aleanca për Shqiptarët.

Megjithatë, ai tha se edhe pas largimit nga koalicioni qeverisës deputetët e kësaj partie do të mbështesin proceset reformuese në vend.

“ASh, si e tillë, me deputetët që ka në parlamentin e vendit, do të votojë dhe do të përkrahë të gjitha proceset reformuese që ndodhin në vend. Të gjitha ligjet që brenda tyre kanë elemente reformuese ne do t’i përkrahim. Nuk do të përkrahim vetëm propozimet kadrovike që do të dalin si propozime të qeverisë dhe partnerëve aktualë të koalicionit”,- tha Elmi Aziri Aleanca për Shqiptarët.

Dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët vijnë pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës rreth dikasterit të shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi kuadri i kësaj partie, Arben Taravari, i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit.

Ministër i Shëndetësisë ditë më parë u emërua Venko Filipçe nga radhët e LSDM-së. (Naim Ramadani, TVM2)