Rasti “300”, seanca e radhës më 19 shkurt
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “300”, ku i akuzuar është ndihmësministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski...

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “300”, ku i akuzuar është ndihmësministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski, pas dyerve të mbyllura për opinionin është shqyrtuar gjendja e tij shëndetësore dhe mundësia e tij për të ndjekur gjykimin.
Me këtë rast ekspertiza ka konstatuar se i akuzuari është në gjendje të mirë shëndetësore për të ndjekur gjykimin. Për shkak të rishpërndarjes së gjykatësve në këtë gjykatë, këtë lëndë nga viti i ardhshëm do ta procedojë gjykatës tjetër.
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 19 shkurt. Popovski akuzohet se ka dëmtuar buxhetin shtetëror gjatë sigurimit të 300 veturave për nevojat e policisë. Ai sot në dalje nga Gjykata nuk deshi të përgjigjet nëse janë të sakta akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj tij.
