Trump, çmimin "për arritje jetësore" kryetarit të BFI-së, Sulejman ef. Rexhepit
Me vendim të presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit...

Me vendim të presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, iu nda çmimin presidencial “Për arritje jetësore”, njofton “TVM2”.
Mirënjohja u dha nga përfaqësuesi i presidentit Trump, profesori universitar Oto Von Feigenblat, i cili tha se Rexhepi është lideri model që inspiron udhëheqje të përkryer drejt zgjidhjes së shumë problemeve, qofshin ato fetare po ashtu edhe kombëtare.
“Kjo mirënjohje është një nga mirënjohjet më të mëdha që i jep ShBA për sektorin e shoqërisë. Është vërtet e komplikuar dhe e vështirë të nominosh dikë për këtë çmim, mirëpo në këtë rast nuk ishte problem, pasi që personi që e fitoi ka një CV të begatshme dhe jemi krenarë që të japim këtë çmim”,- deklaroi përfaqësuesi nga ShBA, Oto Von Feigenblat.
Kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, u falënderua për këtë mirënjohje dhe respekt që iu bë nga ana e ShBA-ve për kontributin e tij, duke thënë se këtë mirënjohje nuk e konsideron si të rastësishme, por si një vlerësim të bashkëpunimit dhe të bashkërendimit të angazhimeve të përbashkëta në drejtim të lartësimit të vlerave të të dy popujve.
“Të gjitha angazhimet e mia, të gjitha përpjekjet e mia, të gjitha kontributet e mia janë sinkron, gjithnjë kanë qenë dhe janë në një linjë me ato të ShBA-ve. Politika amerikane, duke shprehur mirënjohje ndaj vlerave historike humane të popullit shqiptar, kurrë nuk ka pushuar së qenuri të popullit shqiptar në çdo kohë dhe në çdo situatë”,- theksoi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Kësaj ngjarje një refleks ndryshe i dha edhe filmi i shkurtër dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Sulejman ef. Rexhepit me moton “Një jetë e tërë në shërbim të fesë dhe kombit”. (Ersan Pajaziti, TVM2)
