VMRO-DPMNE vazhdon bojkotin e Kuvendit, Xhaferi fton opozitën të kthehet në Kuvend

28.12.2017 18:48

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të bojkotojnë punimet e Kuvendit....

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të bojkotojnë punimet e Kuvendit. Nga kjo parti thonë se kështu do të jetë derisa deputetët e kësaj partie mbahen në paraburgim për incidentet e 27 prillit në Kuvend.

“Jemi në situatë kur duam dhe duhet të ketë relaksim të gjendjes në vend, ulje të tensioneve dhe paqe. Por, në të njëjtën kohë kemi një gjendje kur dje iu vazhdua paraburgimi shumë personave dhe kjo nuk është mirë për dialogun politik, por përkundrazi, e përmbyt dialogun”,- deklaroi Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe një herë ka ftuar opozitën maqedonase të kthehet në Kuvend.

“Lëvizjet dhe veprimet që bëhen pas Kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së mendoj që shkojnë në drejtim të konsolidimit të tyre dhe kthimit të tyre në Parlament. Këto janë pritshmëritë e mia dhe theksoj se nuk udhëhiqem nga hipotezat”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE njoftuan se Komisioni statutar i kësaj partie ka filluar procedurën për ndryshimin e statusit të partisë.

Në këtë proces është ftuar të përfshihet edhe iniciativa për reforma, demokratizimi dhe modernizimi i partisë, me qëllim realizimin e procesit transparent në ndryshimet në statut.

Edhe nga kjo nismë kanë mbështetur nismën e komisionit statutor partiak duke pranuar të marrë pjesë në këtë proces. (Gazmend Kurtishi, TVM2)