Erdogan: Sinjale për përmirësim raportesh me vendet e BE-së
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka dhënë sinjale se dëshiron t’i përmirësojë....

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka dhënë sinjale se dëshiron t’i përmirësojë raportet ekzistuese me disa shtete europiane, duke deklaruar se Turqia është “e detyruar ta ulë numrin e armiqve dhe ta rrisë numrin e miqve”.
Ai e tha këtë në komentin për “Huiret”, në të cilin liderët e Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës i kualifikoi si “miq të vjetër” dhe kontaktet e para pak kohësh me ata si “shumë të mira”, duke theksuar se ata i ndajnë qëndrimet turke për çështjen e Jerusalemit.
Marrëdhëniet me shtet e tjera janë tensionuese pasi një pjesë nga shtetet europiane penguan që ministrat e Qeverisë turke të mbajnë tubime politike para referendumit në Turqi.
Pastaj, Erdogani i akuzoi personat zyrtarë europianë për “racizëm, mbështetje të terroristëve dhe sjellje naziste”.
