Maqedoni

Hiqet transporti urban falas

29.12.2017 09:20

Prej sot hiqet transporti publik falas në Shkup i cili u vendos për shkak të ndotjes së ajrit...

Siç tha dje kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, më nuk ka nevojë prej masave të përcaktuara të jashtëzakonshme. Zbatimi i tyre është preciz dhe përsëri do të hyjnë në fuqi nëse e imponojnë kushtet.
 
Masa për transportin publik falas u vendos pardje për shkak të ndotjes së madhe të ajrit për dy ditë radhazi./mia