Botë
Nju Jork, shpërthen zjarri, vdesin 16 njerëz
29.12.2017 09:50
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë u plagosën rëndë në një zjarr...

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë u plagosën rëndë në një zjarr që kaploi një ndërtesë në lagjen Bronx të Nju Jorkut.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se zjarri ishte më vdekjeprurësi në qytet në 25 vitet e fundit.
Në mesin e viktimave është një fëmijë njëvjeçar, shtoi ai.
Shkaku i zjarrit në Avenue Prospect, pranë Universitetit Fordham dhe kopshtin zoologjik të Bronxit, nuk është ende i qartë.
Më shumë se 160 zjarrfikës ndihmuan që flakët të futen nën kontroll.
