Botë

Gjashtëmbëdhjetë persona e humbën jetën në zjarrin në qytetin indian Mumbai

29.12.2017 11:13

Gjashtëmbëdhjetë persona e humbën jetën dhe mbi 30 janë lënduar nga zjarri në një restorant...

Gjashtëmbëdhjetë persona e humbën jetën dhe mbi 30 janë lënduar nga zjarri në një restorant në qendrën tregtare "Kamala Milz" në kryeqendrën financiare indiane Mumbai, kumtoi policia lokale.
 
Zjarri është ndezur në restorantin i cili ndodhet në çatinë e ndërtesës katërkatëshe, dhe shpejtë e ka përfshirë gjithë ndërtesën, informojnë mediat lokale,duke iu referuar burimeve të policisë.
 
Sipas të dhënave fillestare, zjarri është shkaktuar prej një kontakti të shkurtër, kumtoi televizioni En-Di-Ti-Vi. Sipas saj, disa restorante dhe dyqane të cilat ndodhen në kompleks, nuk i kanë respektuar masat e sigurisë.
 
Në shuarjen e zjarrit, i cili zgjati mbi pesë orë, kanë marrë pjesë tetë automjete të zjarrfikësve./mia