Botë

Në Francë janë arrestuar dy persona të cilët kanë përgatitur sulme

29.12.2017 11:36

Dy persona të cilët kanë përgatitur sulme janë arrestuar javën e kaluar në Francë...

Dy persona të cilët kanë përgatitur sulme janë arrestuar javën e kaluar në Francë, njoftuan mediat franceze duke iu referuar burimeve gjyqësore.
 
Është arrestuar një burrë i moshës 21 vjeçare dhe një grua e moshës 19-të vjeçare pa asnjë lidhje mes tyre.
 
Burri ka planifikuar të sulmojë ushtarë, derisa gruaja të kryejë sulm në provincë. Ata kanë qenë shumë të vendosur për aksion madje i kanë theksuar edhe caqet, por plani u dështoi, publikoi Figaro.
 
Të dy personat kanë qenë në kontakt me anëtarët e SHI-së në Irak dhe Siri përmes rrjeteve sociale. Burri është arrestuar afër Lionit, ndërsa gruaja në rrethinën e Parisit./mia