Maqedoni

ASh doli nga qeveria, funksionarët e ASh-së deponuan dorëheqjet

29.12.2017 13:46

Aleanca për Shqiptarët përfundimisht kalon në opozitë...

Pas vendimit të organeve partiake për t’u larguar nga koalicioni qeveritar, janë dorëhequr sot tre zëvendësministrat e kësaj partie, një sekretar shtetëror dhe bartës tjerë funksionesh.

Dorëheqjet u deponuan në arkivin e qeverisë, bëri të ditur nënkryetari i kësaj partie, Elmi Aziri.

Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, nga foltorja e Parlamentit shprehu keqardhje që Aleanca nuk pranoi ofertën e tij për zëvendëskryeministër për reforma, duke shprehur optimizëm për mbështetje nga Aleanca lidhur me miratimin  e ligjeve reformatore.