ARSIM

Ministri i Arsimit Ademi takoi ambasadorin e Austrisë, Baier

07.07.2014 16:17

Në takim fokusi u përqendrua në bashkëpunimin mes dy shteteve në sferën e arsimit dhe shkencës, me ç’rast u shpreh gatishmëria e përbashkët për thellimin dhe forcimin e tij…………

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Thomas Michael Baier dhe Koordinatorin për Arsim dhe Kulturë pranë Ambasadës së Austrisë Matthias Forcher-Mayr.

Në takim fokusi u përqendrua në bashkëpunimin mes dy shteteve në sferën e arsimit dhe shkencës, me ç’rast u shpreh gatishmëria e përbashkët për thellimin dhe forcimin e tij.

Ministri Ademi njohu ambasadorin Baier me Programin në sferën e arsimit dhe shkencës, dhe foli për mundësitë konkrete të vendosjes dhe të intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori uroi ministrin Ademi për emërimin e tij Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe i deklaroi gatishmërinë e bashkëpunimit në këtë sferë të Qeverisë së Republikës së Austrisë.

Ambasadori Bayer njohu gjithashtu ministrin Ademi me projektet e realizuara në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunim në Arsim dhe Kulturë, siç është botimi i biografisë së projektuesit gjenial të hekurudhave austriake, inxhinierit me prejardhje shqiptare Karl Gega, i cili u promovua në USHT.

Në këtë kuadër, ambasadori foli edhe për mundësitë e realizimit të projekteve të reja, bazuar te marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Nga ana e tij, ministri Ademi kërkoi nga ambasadori përkrahje për më shumë bashkëpunimin në arsimin e lartë dhe për vendosjen e bashkëpunimit mes universiteteve të të dyja vendeve, me qëllim shkëmbimin e profesorëve për ligjërimin e lëndëve mësimore dhe për mundësinë e të qenurit mentor në studimet pasdiplomike të studentëve nga Maqedonia.

Te dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi në mes dy vendeve duhet të thellohet edhe më tej dhe se sfera e arsimit është e rëndësishme në shoqëritë shumetnike.