Katimerini për kontestin: “Nea Demokratia” kërkon qëndrim unanim për emrin
Partia kryesore opozitare greke, Demokracia e Re, i bëri thirrje Qeverisë që të dalë me propozim unanim për emrin me Maqedoninë...

Partia kryesore opozitare greke, Demokracia e Re, i bëri thirrje Qeverisë që të dalë me propozim unanim për emrin me Maqedoninë, për shkak të, siç tha, dallimeve të parashtruara në radhët e saj për këtë çështje, njoftoi gazeta “Katimerini”.
Konservativistët grekë në qëndrimin e publikuar në Katimerini, kategorikisht e hedhin poshtë idenë të hedhur nga shefi i diplomacisë, Nikos Koxijas, se zgjidhja rreth kontestit me Shkupin mund të gjendet në Parlament vetëm me shumicën e deputetëve të të dyja partive që janë të përfaqësuara në Qeveri.
Pas kësaj ideje, ata druajnë nga tentativa e partive politike që t’i fshehin mospajtimet dhe dallimet që janë të paraqitura në radhët e tyre.
Pasi që lideri i partnerit më të vogël të koalicionit dhe ministri aktual i mbrojtjes, Panois Kamenos, njoftoi se nuk do të përkrahë zgjidhje të kontestit me Shkupin për emrin në të cilin do të figurojë fjala Maqedoni.
Edhe Siriza gjithashtu në radhët e saj ka deputetë që nuk janë në disponim, madje edhe janë kundër pranimit të emrit me përcaktim gjeografik.
Edhe partia opozitare, Potami, gjithashtu i bën thirrje Qeverisë që ta ashpërsojë pozicionin e saj lidhur me kontestin për emrin.
