Akcizat shtrenjtojnë Diselin
Pas rritjes së fundit të çmimit të derivateve të naftës gjatë javës që po e lëmë pas...

Pas rritjes së fundit të çmimit të derivateve të naftës gjatë javës që po e lëmë pas, prej 1 janarit do të rriten për 3.5 denarë për shkak të akcizës së lartë të naftës.
Kështu çmimi i Eurodiselit nga 1 janari duhet të arrijë në 58.5 denarë për litër.
Çmim të ri do të ketë sërish pas një jave kur Komisioni Rregullator për Energjetikë do të sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës.
“Rekomandimet e BE-së janë që këto akciza duhet të jenë 0.33 eurocentë, ndërsa tek ne arrijnë 0.20 eurocentë. Me rritjen e çmimit do të duhet të shkojë në 0.26 eurocentë”,- thonë nga Qeveria për paralajmërimet e rritjes së akcizës së diselit.
Një nga arsyet për rritjen e akcizës është edhe destimulimi i përdorimit të diselit me qëllim që të zvogëlohet ndotja e ajrit.
Të ardhurat që planifikohen nga buxheti i shtetit për vitin 2018 nga rritja e akcizës për tre denarë arrijnë në 1.6 miliardë denarë dhe nga TVSh-ja nga shitja e diselit për rreth 350 milionë denarë.
