MPB i përgjigjet Avokatit të Popullit: arrestimet e deputetëve ishin në bazë ligjore
Pas konstatimit të djeshëm të Avokatit të Popullit se gjatë arrestimit të deputetëve....

Pas konstatimit të djeshëm të Avokatit të Popullit se gjatë arrestimit të deputetëve të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvend është shkelur e drejta për imunitet dhe parimi i prezumimit të pafajësisë për shkak të mosrespektimit të rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore nga ana e policisë, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se gjatë arrestimit policia ka vepruar në bazë të urdhrit gjyqësor dhe autorizimeve ligjore.
Spasovski tha se e gjithë dokumentacioni që ka të bëjë me arrestimet i është dorëzuar Avokatit të Popullit.
“Ligji është akt më i lartë juridik se sa Rregullorja. Nuk mundet që Rregullorja të dërgojë ligjin apo Kushtetutën e Maqedonisë. Kjo është rregulla e parë në drejtësi”,- deklaroi ministër i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Avokati i Popullit kërkoi nga Ministria e Brendshme sanksione disiplinore për ata që kanë bërë lëshimet e tilla gjatë arrestimit të deputetëve, ndërsa nga autoritetet gjyqësore kërkon rishqyrtim dhe hetim të motiveve të gjykatësve përse nuk e kanë marrë në pyetje imunitetin e deputetëve në atë kohë. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)
