Turqi, arrestohen 200 anëtarë të dyshuar të ShI-së
29.12.2017 19:13
Autoritetet turke në 48 orët e fundit arrestuan të paktën 200 anëtarë...

Autoritetet turke në 48 orët e fundit arrestuan të paktën 200 anëtarë të dyshuar të “Shtetit Islamik” që u akuzuan për planifikimin e sulmeve gjatë festave të Vitit të Ri. Policia ka kryer një aksion në 14 qarqe të ndryshme, ku janë arrestuar 124 të dyshimtë lidhur me ShI-në të enjten, edhe 77 sot, njoftoi Anadoli.
Midis të arrestuarve ka edhe të huaj. Policia ka konfiskuar dokumente dhe materiale dixhitale në të cilat ka pasur plane për sulme në natën e Vitit të Ri.
