Maqedoni

Pritshmërit e Kryeminsitrit Zaev për vitin 2018: Maqedonia vend i 30 anëtar i NATO-s

30.12.2017 15:43

Kryeminsitri Zoran Zaev pret që viti 2018 të jetë vit kur vendi do të jatë anëtari i 30-të i NATO-s...

Kryeminsitri Zoran Zaev pret që viti 2018  të jetë vit kur vendi do të jatë anëtari i 30-të i NATO-s, të marrë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave parainkuadruese me BE-në, të jetë në raporte miqësore me të gjithë pesë fqinjët e saj dhe udhëheqëse në ndërtimin e një imazhi të ri për Ballkanin. Këto pritshmëri kryeminsitri i theksoi në fjalimin e tij të fundvitit.
 
“Vazhdojmë të jemi miq me të pesë fqinjët, si dhe udhëheqës në ndërtimin e një imazhi të ri para botës për Ballkanin.Përfundimisht presim Maqedonia të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Presim që të marrim një rekomandim të qartë për të filluar negociatat para anëtarësimit me BE. Brukseli e di se ne kemi argumente mjaft të mira për këto pritje", tha Zoran Zaev, Kryeminsitër i RM-së.
 
Në vitin 2018, qeverinë e pret një angazhim i madh, me të vetmin qëllim që tu mundësohet një jetë dinjitoze qytetarëve. Qëllimi i vetëm i qeverisë për vitin 2018 është jeta e qetë dhe kualitative e qytetarëve theksoi Zaev.
 
"Do të rriten pagat pasi kemi një plan serioz dhe të preciz për rritjen ekonomike. Ky plan do të siguroj vende të reja pune më të mira. Buxheti i parashikuar për vitin 2018 do të sjellë stabilizimin financiar të vendit, rritjen dhe drejtësi. Ne do të intensifikojmë përpjekjet në proceset e reformës për ripërtëritjen demokratike të shoqërisë, për të siguruar institucione profesionale dhe të depolitizuara, shërbime të barabarta dhe cilësore për të gjithë qytetarët", tha Zaev.
 
Lufta me varfërinë dhe siguria janë parakushtet themelore tha Zaev duke paralajmë edhe luftë kundër korrupcionit. 
 
“Zero tolerance për korrupcionin dhe zero tolerance për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe asgjë më pak”, tha Kryeministri Zaev.
 
Zaev poashtu tha se do të kundërshtojë politikën e ndarjeve, siç ka qenë në të kaluarën
 
“Politikan të caktuar viteve të kaluara kanë zgjedhur të zhvillojnë politikë të ndarjes dhe shkaktimit të konflikteve që njerzit I ndanë në tanët dhe tuajt.Ajo është politikë që ndërton të kaluarën jot ë ardhmen. Ne në vend të ndarjeve na duhet besim”, shtoi Zaev.
 
Kryeminsitri Njëherit theksoi se faktori kyç për krijimin e besimit, është zbatimi i sundimit të drejtësisë. Shteti ligjor krijon siguri për secilin qytetar individualisht, dhe për shoqërinë në tërësi. Për qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme, është e nevojshëm respektimi i të drejtave të njeriut, drejtësia sociale, punë publike dhe e logaridhënëse, si dhe sigurimi i pjesëmarrjes së plotë të të gjithë qytetarëve në shoqëri. Në këtë drejtim ai kërkoi përkrahjen e të gjithve. 
 
GYLTENE SINANI