Maqedoni

Protesta në Shkup, kërkohet zbarrdhje e rastit Lagjja e Trimave

30.12.2017 16:11

Rigjykim të rasteve të montuara politke dhe zbatimi i reformave në gjyqsor, ishte kërkesa e protestës të familjarëve të të dënuarve për rastin “Lagjja e Trimave”...

Shqiptarët me vite të tëra janë viktima të politikave nacionaliste, u tha në protestë. Kryetari I Shoqatës së ish të burgosurve politik Shpëtim Pollozhani tha se për të mos u përsëritur rastet e montuara politike në dëm të shqiptarëve, nevoiten reforma rrënjësore në sistemin e drestësisë të Maqedonisë dhe ri gjykim të rasteve.  
 
“Ne kërkojmë rikualifikim dhe rivlersim të të gjitha gjykimeve për arsye se i gjithë opinioni e dinë dhe të gjithë institucionet botërore që mirren me shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë folur për një gjyqësi të korruptuar të ish pushtetit dhe për nevoja imediate për reformat në gjyqësi. Lagjja e Trimave është kulmi i të gjitha këtyre proceseve të fabrikuara kundër shqiptarëve”, tha Shpëtim Pollozhani, Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik.
 
Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë Hysni Shaqiri tha se akuza për terrorizëm ndaj grupit të Kumanovës nuk qëndrojnë pasi shqiptarët asnjëher nuk kanë terrorizuar të tjerët, por gjithmon kanë qenë të terrorizuar, prandaj është e domosdoshme zbardhja e plotë e këtij rasti dhe rasteve tjera të montuara. 
 
“Po të kishin qenë ata asi burra unë si Hysni Shaqiri nuk do të isha në protesta, sepse shqiptarët kurr nuk e kanë pasur në gjak dhe gjenin e tyre që të ushqejnë ide urrejtëse për të tjerët por fatkeqësisht këtu drejtësia nuk funksionon dhe drejtësia është në funksion të akuzuave ndaj shqiptarëve”, tha Hysni Shaqiri, ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë.
 
Protesta përfundoi para Gjykatës penale në Shkup. Ajo u organizua nga  Këshilli i Familjarëve të rastit Lagjja e Trimave, Shoqata e të Burgosurve Politik, OVL - UÇK-së, ndërsas të pranishëm ishin edhe deputetë të Lëvizjes Besa dhe Zyrtar të Aleancës për Shqiptarët. 
 
ERSAN PAJAZITI