Maqedoni
Qytetarët me vlerësime për vitin 2017, 2018-ta le të jetë vit i më shumë sukseseve
30.12.2017 16:45
Vleresime nga me te ndryshmet TVM2 siguroi nga anketat e realizuara me qytetaret...

Secili prej tyre nga kendveshtrimi I tij mundohej te beje retro per te gjithe ate qe ka shenuar viti kalendarik 2017. Ekonomia dhe politika ishin gati kryefjale ne cdo fjali te thene. Por si në të vërtet ka kaluar ky vit për qytetarët.
“2017 ka kaluar pak me vështirësi në aspektin ekonomik për qytetarët, për mendimit tim këtë vit ekonomia ka shkuar vetëm te poshtë”...
“Gjatë këtij viti marrdhëniet ndëretnike në vend kanë qenë të mesatarisht të mira, nuk ka pasur incidente të shumta ndëretnike dhe është realksuar disi e gjithë shoqeria prej paragjykimeve etnike dhe kjo është për tu përshendetur”...
“2017 ka qenë vit shumë problematik, sepse pas 11 viteve hyrën në qeveri parti të reja dhe për këtë arsyje themë se këtë vit ka qenë shumë të vështir për gjithë popullin”...
“Për mua këtë vit si në aspektin financiar, shëndetësor ashtu dhe profesional ka qenë shumë vit i sukseshëm”...
“Për mua këtë vit ka qenë shumë mirë sepse unë jetoj në Turqi”, thanë qytetarët e anketuar.
Të anketuarit e TVM-2 shpresojnë shumë se gjatë 2018-së do të kenë më shumë para, do të bëhen më shumë punësime, do të hapen vende të reja të punës, do të vijnë më shumë investitor të huaj, ndërsa afaristët do të kenë më shumë lehtësira tatimore.
“Të ketë ekonomi më të mirë dhe ne atë të vërejmë”…
“Të ketë më shumë punësime sepse një pjesë e madhe e shqiptarëve janë pa punë, ndërsa për biznesin privat kryeministri Zoran Zaev duhet të mos bëjë tatime të mëdha dhe të mos rëndohen biznismenat me tatime të mëdha”…
“Pritshmëria ime për vitin tjetër është të kemi në përgjethësi një jetë më të mirë se sa vitin e kaluar”…
“Jemi duke pritur që vitin tjetër ekonomikisht të jemi më mirë dhe të kemi më shumë para”, thanë qytetarët e anketuar.
Në ndërkohë dëshira e vetme e të rinjëve për vitin tjetër është që të marrin të gjitha provimet në afatin e paraparë akademik.
“Ti jap të gjitha provimet”…
“Dëshira ime për vitin tjetër është që ti marrë të gjitha provimet dhe të diplomoj”…
“Të kemi shëndet gjithë familja ime, dhe shpresoj shumë së vitin tjetër do të jetë shumë më e mirë në shkollën dhe shoqerin time”, thanë të rinjët e anketuar.
Ndërsa ata që kanë të afërmit e tyre në kurbet, shpresojnë se një ditë ata do të kthehen në vendlindje qoftë edhe si pensionist.
“Fëmijët i kam në Turqi dhe për momentin ata nuk kanë dëshir të kthehen në vendlindje përshkak të ekonomisë së dobët këtu. Më merr mendja se pasi që pensionohen ata do të kthehen këtu sepse përndyshe nuk ka çfarë të bëjnë këtu”, tha një vqytetar.
Të harrojmë të gjitha hallet brengat edhe vështirësit që kanë karakterizuar këtë vit thonë qytetarët, me shpresë se viti 2018 do të jetë më i frytshëm në çdo aspekt. Të ofrohet perspektivë më e mirë për të gjithë qytetarët, të parandalohet ikja e të rinjve jashtë vendit, dhe kryesorja në çdo familje të paraprijë fillimisht shëndeti dhe haromonia.
REXHEP QAMILI
