Ekonomi

OEMVP: Të ndahet biznesi nga politika

30.12.2017 17:14

Plani qeveritar për rritje ekonomike parashikon jo vetëm vendosje të kushteve të njëjta për investuesit vendor dhe të huaj...

Plani qeveritar për rritje ekonomike  parashikon jo vetëm vendosje të kushteve të njëjta për investuesit vendor dhe të huaj, të cilat do të vlejnë njëlloj edhe në zonat dhe jashtë tyre, kushte transparente dhe kritere për mbështetje, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja, por dhe dhe rritje të eksportit në botë dhe rajon. Por nga OEMVP theksojnë se cdo vit ekzistojnë  plane qeveritare për ngritje të ekonomisë por kjo gjë nuk po ndodh, për shkak të mos ndarjes së biznesit nga politka, dhe për shkak të mosfunksionimit të shtetit juridik.
 
Milaim Ameti nga OEMVP thotë se politikat qeveritare në të kaluarën kanë qenë diskriminuese për bizneset shqiptare, por shpresojnë që këto problematika të përmirësohen me qeverinë e re.
 
“Çfar i duhet biznesit në realitet është të funsksionoj shteti i së drejtës njëher dhe përgjithmon. Të kemi qasje në finansa, burime alternative të ndryshme, me kredi me norma interesit më të ulta se ata standarde si dhe shteti të stimuloj ndërrmarësit sepse në mk ndërrmarsëia cdo vit e më tepër bie. kjo gjë ka ndodhur ne si oemvp gjithmon e  ekemi thën se kjo ka qenë problematik e qeverisë së kaluar por shpresojme me këto hapa pozitiv të kësaj qeverie që kjo gjë nuk do të ndodh më edhe pse është e vështir për ta arritur që të kemi vetëm biznes por besojm që me fry,mën e re qeveritare dhe bashkëpunimi jon me qeverinë kjo dukuri të zbehet në mas të madh”, tha Milaim Ameti, nga OEMVP.
 
Viti 2017 nuk mund të thuhet se ka qenë I suksesshëm sa I përket shkëmbimit tregtar me Shqipërinë dhe Kosovën pasi Maqedonia me Kosovën ka realizuar qarkullim prej  vetëm 200 e ca million eurosh, ndërsa me Shqipërinë afër 100 milion euro, ku krahasuar me vendet tjera fqinje këto suma tejkalohen akoma më shumë.
 
“Konsiderojmë që ndërtimi autostradës apo rrugës rajonale Shkup Bllacë dhe hapjes terminalit doganor në Jazhincë do të ndikojë dukshëm në rritjen e qarkullimit tregëtar mes Kosovës dhe Maqedonisë. Po ashtu lidhja hekurudhore e korridorit 8, që do të lidhë  lindjen me perëndimin e Maqedonisë, ku ne do të kemi qasje  më të lehtë në portin e Durrësit , do të na mundësojë  që po ashtu kompanitë  tona  të kenë qarkullim më të madh në Shqipëri sepse portet në Greqi janë shumë më të shtrejta”, shtoi Ameti.
 
Rritja e parashikuar ekonomike prej 3.2 përqind për vitin 2018 është e realizueshme sipas të gjithë njohësve të kësaj fushe, por nuk është e mjaftueshme pasi që Maqedonia nuk posedon buxhet zhvillimor. 
 
GAMEND REXHEPI