Botë
Thaçi: Për shfuqizimin e speciales do ti kryej obligimet kushtetuese
30.12.2017 19:05
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, refuzon të komentojë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, refuzon të komentojë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, rreth shqetësimit nga përpjekjet aktuale në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e legjit për Dhomat e Specializuar.
Ai tha se si president i Kosovës do të kryej obligimit kushtetues për këtë çështje, duke shtuar se Kërkesa është plotësisht ligjore dhe proceduralisht e rregullt. Ai njëherit përfaqësuesve të familjeve të të pagjetur, u ka premtuar se për të pagjeturit nga lufta e fundit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
