Botë

Egjipt: Tre vjet burg për ish presidentin Morsi

30.12.2017 19:58

Një gjykatë në Egjipt e ka dënuar ish-presidentin islamist, Muhammad Morsi, me tri vjet burg për akuza lidhur me ofendim të sistemit gjyqësor...

Kjo gjykatë në kryeqytetin Kajro ka vendosur sot se Morsi ka bërë shpifje kundër sistemit gjyqësor në një fjalim publik para katër vitesh, me “qëllim që të përhapet urrejtje”, ka raportuar Televizioni shtetëror.
 
Gjykata i ka dënuar edhe 18 persona në këtë rast me nga tri vjet burg. Pesë të akuzuar të tjerë, përfshirë aktivistin e njohur për demokraci, Alaa Abdel Fattah, janë dënuar me të holla në shumë prej 1,700 dollarësh amerikan. Morsi ishte presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në votime të lira. Ai u përmbys nga ushtria në vitin 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij njëvjeçar, që ishte vlerësuar si përçarës. Prej atëherë, ai ballafaqohet për disa akuza, përfshirë spiunim dhe konspiracion me grupe të jashtme.